Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ju kanë skaduar pasaportat? Qeveria nxjerr vendimin: Afati i vlefshmërisë zgjatet deri më 31 dhjetor

Qeveria ka vendosur me një akt normativ të nxjerrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së pasaportave që kanë skaduar apo skadojnë gjatë vitit 2020.

Edhe nëse kanë skaduar gjatë muajve të vitit 2020, pasaportat janë të vlefshme deri në 31 dhjetor 2020. Megjithatë kjo shtyrje nuk vlen për udhëtimet jashtë vendit por për efekt dokumentacioni në institucionet e ndryshme në vend.

AKT NORMATIV PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 2
Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:

“Neni 14/3
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet