Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ja personazhet Vip që iu bashkuan marshimit kundër abuzimeve seksuale: “Për fëmijërinë e vjedhur”

Të shumtë kanë qenë qytetarët që janë mbledhur për të ngritur zërin e tyre kundër abuzimeve seksuale.
Që në orën 16:00, para sheshit “Nënë Tereza”, qyetetarë nga moshat nga më të ndryshmet dhe pa dallim gjinie, u bënë bashkë në këtë protestë për të dënuar abuzimet seksuale dhe për të kërkuar një të ardhme më të sigurt për të gjitha vajzat.
Disa nga sloganet dhe pankarta që qytetarët mbanin në duar ishin:
“Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia”, “Për fëmijërinë e vjedhur’, “Mbroni vajzat, jo pedofilët”, ‘Pse nuk raportojmë”, “Mos përdhuno”.
Gjë që bie në sy është se në lëvizjen kundër abuzimit seksual dhe mbrojtjen e viktimave është edhe prezenca e madhe e personazheve publikë për të dënuar këto veprime të rënda dhe që kanë tronditur opinionin e të gjithëve.

Duhet theksuar se gjithmonë reagimi i tyre ka qenë thelbësor në përhapjen e mesazhit dhe për të ndikuar në mendimet e kujtdo.

Disa nga personazhet publikë që kanë qënë të pranisëm ishin:
• Aulona Musta
• Soni Malaj
• Blendi Salaj
• Luana Vjollca
• Marina Vjollca
• Grida Duma
• Arbana Osmani
• Eni Vasili
• Rudina Dembacaj
• Jonida Maliqi
• Eno Popi
• Alban Skënderaj
• Eli Fara
• Eraldo Rexho
• Jonida Maliqi
• Sara Hoxhaj
Le të shpresojmë se, ngjarja e rëndë e përdhunimit të 15 vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj të tjerë në periferi të Tiranës, të jetë i fundit dhe të ndryshojë ky realitet të hidhur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet