Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Goditi me grusht kundërshtarin, federata kroate merr vendimin për Eros Grezdën

Eros Grezda mund mesa duket ia ka hedhur paq me sherrin e bërë pak ditë më parë pas ndeshjes së Kupës së Kroacisë mes Rijkës dhe Osijek.
Ky i fundit, goditi me grusht në kokë sulmuesin kundërhstar Antonio Colak.

Goditja me grusht në kokë në parkimin e stadiumit nuk i ka kushtuar shtrenjtë Eros Grezdës.
Edhe pse rrezikonte të përjashtohej deri në 6 muaj nga futbolli Grezda është pezulluar me vetëm 4 ndeshje.

Në një njoftimin të Federatës Kroate të Futbollit thuhet se:

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore.”

Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit në mënyrë që të informohet për “dënimin” e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet