Foto/ Oriola Marashi shpreh simpatinë e saj për Albin Kurtin
Lajmifundit
/
4 Qershor 2020, 16:24
Showbiz
Ditën e djeshme, Kuvendi i Kosovës votoi me 61 vota pro kryeministrin e ri Abdullah Hoti duke larguar kështu qeverinë Kurti.
Por, me sa duket kundër këtij vendimi ka qënë edhe modelja e njohur Oriola Marashi, e cila shfaqet si mbështetëse e Kurtit.
Kjo gjë vihet re nga postimi i saj në Instastory ku shihet ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti i rrethuar nga një zemër.
Kujtojmë që Oriola e ka shprehur gjithmonë hapur simpatinë e saj ndaj Albin Kurtit duke shprehur zhgënjimin e saj nga humbja e tij.