Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

E paragjykonin se ishte me ngjyrë/ Miku i Rita Orës: Kam tentuar të vetëvritem

Të paragjykohesh për shkak të ngjyrës, është sëmundje mendore.

Të shumta janë rastet ku për shkak të depresionit, shumë të rinj shohin si zgjidhje vetëvrasjen.

Një ndër ta ka qenë edhe miku i ngushtë i këngëtares shqiptare Rita Ora, Vas J Morgan.
Ai ka treguar se njerëzit janë treguar racistë me të vetëm për shkak të ngjyrës.

Ish ylli i serialit “Towie” ka treguar se e ka përjetuar aq keq atë situatë sa ka menduar që të bëjë vetëvrasje.

Në një intervistë për “Daily Mail” ai ka shtuar ndër të tjera se kjo histori e ka bërë më të fortë.

Ky i fundit është shprehur se, pas vdekjes tragjike të George Floyd ka qenë më i ndjeshëm dhe ka vendosur që t’ju vijë në ndihmë të gjithë njerëzve që bien pre e racizmit.

Për këtë arsye ai ka grumbulluar më shumë se 20.000 paund në më pak se 12 orë për t’i ndihmuar njerëzit me ngjyrë në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për shërbime ndaj shëndetit mendor.

Miku i këngëtares shqiptare tregoi se vendosi të marr këtë nisëm për shkak
të gjithçkaje që po ndodh tani, pasi ka qënë shumë traumatike për atë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet