Sot është mbledhur sërish Kuvendi i Shqipërisë.
Zyra e shtypit të Legjislativit njoftoi dje se seanca e sotme do të ishte me të njëjtat masa si të kaluarat, pra deputetët të ishin të pajisur me maska e doreza dhe në respektim të masave anti-COVID, ndërsa gazetarët nuk lejohen në sallë, madje as në oborr.
Por atë që presupozohet që të duhet të zbatojnë të parët rregullat i shkelin. Cis shihet edhe ne foto deputetët shfaqen pa maska dhe doreza.
Vetëm një numër i vogël prej deputetëve në sallë kanë vendosur maskën, ndërsa shuma dërrmuese i kanë injoruar.