Ditët e fundit në SHBA, kanë “mbizotëruar” protesta të shumta për shkak të humbjes së jetës së George Floyd.
Ndërkohë, ditën e sotme një njoftim nga Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser duket se ka ardhur për të “gëzuar” në një mënyrë protestuesit duke zbutur qarkullimin, duke e lejuar atë deri në orën 23:00 të mbrëmjes dhe jo në 19:00 siç ishte më parë.
Ndërkohë, Shefi i policisë së Detroitit tha se oficerët nuk do të pengonin askënd të marshonte paqësisht, pasi të fillonte ndalim-qarkullimi.
Gjithashtu, Kryetari i bashkisë së San Franciskos, London Breed dhe ai i Los Angelesit, Eric Garcetti thanë se do t’i jepnin fund ndalim-qarkullimit të enjten.