Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ish shefi i inteligjencës britanike: Covid 19 u krijua në laborator kinez qëllimisht

Richard Dearlove, duke cituar një studim, ende jo të botuar, të studiuesve britanikë dhe norvegjezë tha se koronavirusi u krijua nga shkencëtarët në një laborator në Kinë dhe u përhap në botë pas një aksidenti.

Ky i fundit, përmendi hulumtimin norvegjezo-britanik, i cili ka dalë në përfundimin se koronavirusi nuk la evoluuar natyrshëm dhe se te ai është ndërhyrë në gjenomë.

Deri tani, shkencëtarët gjithmonë kanë qenë të ndarë për prejardhjen e koronavirusit, por tashmë sipas ish shefit të inteligjencës, Richard Dearlove, konfirmohet se shkencëtarët kinezë mund të kenë kryer eksperimente sekrete mbi lakuriqët derisa Covid-19, “rastësisht”, u arratis nga laboratori i biosigurisë së Wuhan.

Ndërkohë, Akademikë nga Spitali St George në Universitetin e Londrës dhe virologë norvegjezë kanë hulumtuar se “seksionet shtesë në gjenomë” ishin futur me dorë në ADN-në e koronavirusit.

Richard Dearlove, theksoi se rezultatet e raportit mund ta detyrojnë Kinën të paguajë te pjesa tjetër të botës për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet