Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdekja e George Floyd/ Vajza e tij 6 vjeçare: “Babi im ndryshoi botën”

Vajza gjashtë vjeçare e George Floyd, vdekja e të cilit ndezi protesta të dhunshme në SHBA, tha se babi i saj ndryshoi botën, dhe se i mungon të lutet e të luaj me të.

Në një intervistë, ku u shfaq së bashku me të ëmën, vajza e tij 6 vjeçare, Gianna u shpreh: “Më mungon shumë, ai luante me mua”.
Ndërkohë, bashkëshortja e George Floyd u shpreh se e kishte parë videon kur polici e mbanë gjurin për tetë minuta e 46 sekonda në qafën e bashkëshortit, ndërsa theksoi se do të donte të kishte qenë atje për ta ndihmuar të shoqin.

Kjo e fundit tha se:

“Nuk mund ta besoj se si dikush mund të bënte diçka të tillë. Do të doja të kisha qenë atje për ta ndihmuar, apo që dikush ta kishte ndihmuar”.
Ajo tha më tej se e bija nuk e dinte se i ati ishte vrarë nga një polic, por i kishte treguar vetëm që kishte humbur jetën, pasi nuk merrte dot frymë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet