Vdekja e George Floyd, mijëra demonstrues protestojnë rrugëve të Londrës

Bota
Vdekja e George Floyd, mijëra demonstrues protestojnë rrugëve

LONDËR

Dhjetëra e mijëra njerëz janë mbledhur në Londër, për të protestuar kundër vrasjes së George Floyd, një afro amerikan, që ndërroi jetë gjatë arrestit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta të tilla si “nuk ka drejtësi”, “nuk ka paqe” dhe “nuk duam polici raciste”. Demonstruesit thanë se vdekja e Floyd ishte e tmerrshme. Floyd ndërroi jetë, pasi një oficer i bardhë policie e shtrëngoi në qafë për rreth 9 minuta, aq kohë sa ai ndërroi jetë, raporton Reuters.

Vdekja e Floyd ka zemëruar thuajse mbarë kombin amerikan. Njerëzit kanë dalë në sheshe, duke protestuar për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të afro-amerikanit. Që në atë kohë, protesta të shumta për vdekjen e George Floyd janë mbajtur në qytete kryesore të botës si Parisi apo Najrobi.

Në Londër, njerëzit nën brohoritje thërrisnin “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi” dhe thërrisnin emrin e afro amerikanit që vdiq gjatë arrestit “George Floyd”. Një protestues madje mbante pankartë, duke thënë se racizmi duhet zhdukur edhe në Mbretërinë e Bashkuar. “Racizmi është një cështje globale” dhe “Nëse nuk zemërohemi, problemi do të shtohet”, ishin ndër parullat e tyre.

ME TE LEXUARAT