“Topi është në dorën e Luli Bashës”, kryetari i PD-së lajmëron deklaratën për mediat
Ka përfunduar takimi në rezidencën e ambasadores amerikane ndërsa pas pushimit që nisi rreth orës 19:00, kur ishte njoftuar që do të rimblidheshin në orën 20:30, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nuk mbërritën ndryshe nga Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.
Burime bëjnë me dije se Vasili dhe Bylykbashi ndodhen në selinë e PD-së ku ka mbërritur edhe Monika Kryemadhi, ndërsa ka pasur edhe ngritje zëri herë pas herë nga kryedemokrati.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas daljes së Gjiknurit dhe Hajdarit pak minuta më parë nga rezidenca e saj, Yuri Kim dha një deklaratë për shtyp, ku tha se janë të gjitha mundësitë për një marrëveshje të denjë për vendin.
Ajo vlerësoi qëndrimet e mazhorancës, ndërsa ju drejtua Lulzim Bashës siç ajo tashmë është bërë e ditur me emrin “Luli Basha” duke pohuart se topi është në dorën e këtij të fundit.
Sipas burimeve mësohet se për 10 minuta kreu i Partisë Demokratike do të ketë një deklaratë për mediat nga selia blu.