“Shkatërrohet” grupi kriminal/ Arrestohen 23 persona mes tyre edhe shqiptarë
Karabinierët e Frosinone, në Itali si rezultat i zhvillimit të një operacioni për trafikun e drogës kanë vënë në pranga 23 persona.
Mediat italiane raportojnë se hetimet në lidhje me shkatërrimin e këtij grupi nisën si rezultat i disa ankesave që u bënë për një sipërmarrës vendas.
Sipërmarrësi është një ndër personat, mbi të cilin është ekzekutuar masa e ndalimit. Kështu nisën hetimet, që lejuan nxjerrjen në dritë të një grupi që merrej me trafikimin e drogës, përgjithësisht me hashash dhe marihuanë, por edhe kokainë.
Mësohet se në grupin e personave të arrestuar krahas italianeve ka edhe disa shtetas shqiptarë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
25 kilogramë lendë narkotike, ishin paketuar në doza të vogla për t’iu shitur përdoruesve të shumtë, ndërsa vlera e saj nëse dilte në treg llogaritet mbi 300 mijë euro.
Gjatë hetimit, 7 persona janë arrestuar si të dyshuar kryesorë për trafikimin e drogës, 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 10 kontraktorë janë drejtuar në autoritetin administrativ.
Gjithashtu janë konfiskuar 15 mijë euro para cash. Ende nuk dihen identitetet e shqiptarëve, por pritet të bëhën public nga Policia italiane.