Shefi i policisë-Presidentit Trump: “Nëse nuk keni diçka të dobishme për të thënë, heshtni”

Aktualitet
Shefi i policisë-Presidentit Trump: “Nëse nuk keni diçka

Shefi i policisë së Huoston, Art Acevado, ka bërë një deklaratë befasuese ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, për protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin, pas vdekjes së George Floyd.

Art Avecado gjatë një transmetimit në CNN tha: “Më lejoni t’ia them vetëm këtë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të shefave të policisë: Ju lutem, nëse nuk keni asgjë të dobishme për të thënë, mbajeni gojën mbyllur”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave të huaja, ai iu përgjigj deklaratave të Trump, i cili tha para disa ditësh, t’i dominojnë protestuesit dhe i quajti qeveritarët të dobët ndaj situates.

Shefi i policisë tha se çështja nuk ka të bej me dominimin dhe se është e rëndësishme të fitojnë zemrën dhe mendjen e njerëzve.

ME TE LEXUARAT