Rinis Superliga/ Tirana me hap kampioni, Kukësi tre pikë në limite, Vllaznia nuk kursehet në Vlorë

Sport
Rinis Superliga/ Tirana me hap kampioni, Kukësi tre pikë në

Me shumë diskutime deri në minutën e fundit për shkak të lojtarit të Bylisit që rezultoi me koronaviur ka rinisur sot Superliga.  Përsa i përket rezultateve Tirana njeh vetëm fitore, ndërsa tre pikë në limite ka marrë ekipi i Kukësit, që është edhe ndjekësi i bardhebluve.

Ditën e sotme, 74 ditë pas ndërprerjes për shkak të koronaviurist, rinisi Superliga me shumë peripeci deri në minutën e fundit. Për shkak të lojtarit të Bylisit që rezultoi pozitiv me koronavirus, takimi me Tiranën rrezikoi të mos zhvillohej në momentin teksa lojtarët zbrisnin në fushë. Një përfaqësues i autoriteve shëndetësore mbërriti në “Adush Muça” e kërkoi që sfida të anulohej, por në fund u arrit marrëveshja.

Përsa i përket rezultateve Tirana e ka nisur aty ku e ka lënë, duke marrë një fitore me rezultatin 1-3 kundër Bylisit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bardheblutë, drejtuar nga Egbo realizuan që në minutën e 26 me Kobinah që ekzekutoi në ajër një pas të bukur.

Pa u mbyllur pjesa e parë Tirana që këtë sezon duket shumë pranë titullit realizoi golin e dytë me Idriz Bathën, që nuk fali me penallti.

Në fraksionin e dytë të lojës Bylis, që në këtë takim luajti jo pa peripeci, arriti të shkurtonte rezultatin dhe të ngjallte shpresat për pikë, por nuk kaluan shumë deri në momentin që kapiteni Muça të realizonte golin e tretë për Tiranën.

Kukësi ndjekës e pati mjaft të vështirë të merrte tre pikët me Luftëtarin pavarësisht se në fund fitoi 2-1 në Elbasan Arena. Verilindorët kaluan në avantazh që në minutën e 8 me Gavazajn, ndërsa gjirokastritët barazuan në të 67 me penallti. U mendua se ndeshja do mbyllej në barazim dhe ti thohej lamtumirë titullit, por në minutën e 95 falë një goli mjaft të bukur të Abazajt u vulosën tre pikët.

Në takimet e tjera Laçi barazoi 1-1 me Teutën, ndërsa Flamurtari u mposht 0-3 nga Vllaznia.

ME TE LEXUARAT