Qeveria e re e Kosovës, Ambasada britanike: Konsensus dhe unitet për ndasitë politike

Kosovë&Rajon
Qeveria e re e Kosovës, Ambasada britanike: Konsensus dhe unitet për

Ambasada britanike në Prishtinë ka përgëzuar formimin paqësor të qeverisë së re në Kosovë, si dhe ka uruar Avdullah Hotin për pozitën e kryeministrit. Megjithatë, kjo ambasadë ka theksuar se qeveria e re do të ketë disa sfida përpara, teksa ka theksuar emergjencën shëndetësore të krijuar pas shpërthimit të koronavirusit të ri.

“Është e rëndësishme që qeveria e re synon të krijojë konsensus dhe unitet përreth ndasive politike”, është thënë mes tjerash në reagim. Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë Hoti me 61 vota për derisa vota e deputetit Shala po konsiderohet vendimtare për formimin e ekzekutivit të ri. Qeveria e re e Kosovës është votuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përmes së cilit, i ka dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mandatimin e Hotit për formim të qeverisë së re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurti është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

ME TE LEXUARAT