Presidenti i Brazilit: Më vjen keq për viktimat e koronavirusit, por të gjithë do vdesim një ditë

Bota
Presidenti i Brazilit: Më vjen keq për viktimat e koronavirusit, por

Brazili ka shifra dramatike të vdekjeve nga Covid-19. Vendi amerikano latin që pak a shumë ka pasur të njëjtin qasje si Suedi në raport me virusin e rrezikshëm, tani po vuan pasojat e rënda.

Prej ditësh numri ditor I viktimave është mbi 1 mijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë të mërkurë kemi ekzaktësisht 1262 të vdekur ndërsa totali i viktimave tashmë ka shkuar në mbi 31 mijë.

Mirëpo pavarësisht gjithcka presidenti Bolsonaro vazhdon ta përjetojë pa ndonjë emocion apo ankth të vecante këtë situatë. Deklarata e tij e fundit ka bërë xhiron e mediave në të gjithë botën.

“Më vjen keq për viktimat e Covid-19, por të gjithë do të vdesim një ditë”. Jair Bolsonaro qe ne fillim te epidemise deklaroi se Brazili dhe brazilianet nuk do te ndryshonin rutinen e tyre te perditshme ndikuar nga virusi i rrezikshem.

Mirepo eshte fakt qe tani Brazili eshte nje nga vendet me te goditura ne bote.

ME TE LEXUARAT