Përdhunimi në grup i 13-vjeçares në Kavajë, jepet dënimi për 7 të miturit

Aktualitet
Përdhunimi në grup i 13-vjeçares në Kavajë, jepet

Gjykata e Apelit në Durrës ditnë e sotme ka dhënë masën “Dënim alternativ” për 7 të miturit të cilët përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë rreth 1 vit e gjysëm më parë.

Në 20 shkurt të këtij viti, gjykata mori masë duke lënë në qéli të miturit që abuzuan me nxënësen e shkollës 9-vjeçare në Kavajë. Vendimi i plotë i marrë si më poshtë parashikonte 3 deri në 7 vite burg për veprën penale të kryerjes së “Marrëdhënies séksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë masa e marrë mesditën e sotme në apel, “Dénim alternativ” ose ndryshe dënim me kusht, parashikon një lehtësim të ndjeshëm të dénimit të më hershëm. Puna falas për interesin publik është një praktikë që aplikohet gjerësisht në botë si një nga dénimet alternative për personat që kanë shkelur ligjin. E njëjta praktikë pritet të përdoret dhe mbi 7 të miturit.

Ndërkohë dënimi më poshtë është dhe vendimi i plotë i marrë në shkurt për 7 të miturit, dënim ky i cili sot është rrëzuar nga Gjykata e Apelit.

Vendimi i plotë:

1.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

2.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

3.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

4.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

5.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. K. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

6.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. H. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

7.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. A. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.

Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të ruhet në një burg për të mitur.

Shpenzimet proceduriale ne hetimet paraprake ne shumen 148.000 leke dhe ato gjyqsore në masën 200 (dyqind) lekë ne ngarkim të shtetit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditësh në Gjykatën e Apelit Durrës duke filluar ky afat nga e nësërmja e shpalljes.

ME TE LEXUARAT