Nëna e 15-vjeçarit që u dhunua nga policia padit Ardi Veliun, kërkon dëmshpërblim

Aktualitet
Nëna e 15-vjeçarit që u dhunua nga policia padit Ardi Veliun,

TIRANË- Zaida Çobo, nëna e 15 vjeçarit që u dhunua disa javë më parë nga policia, ka paditur drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Çobo kërkon dëmshpërblim prej 1 mln lekë, me pretendimin se është cënuar imazhi i imazhit të saj.

E gjitha ndodhi pas publikimit të videos nga Veliu në Komisionin e Sigurisë të një videoja ku Zaida Çobo ishte me pistoletë duke thënë "shikoni nga ca familje vjen fëmija", por sipas nënës së 15-vjeçati ishte pjesë e shkëputur nga një film ku ajo kishte luajtur. Ky veprim solli edhe reagim nga opozita, të cilët i kërkuan edhe të dorëhiqet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shkak të reagimeve të shumta që solli publikimi i kësaj videoje, Veliu kërkoi ndjesë publike, por tha se nuk ka shprehur mirë atë që kishte për të thënë dhe se fjala e tij është nxjerrë nga konteksti. Edhe kryeministri Edi Rama e quajti gabim. Ai tha dje se Veliu gaboi në rastin e nxjerrjes së videos me armë të nënës së 15-vjeçarit që u rrah nga policia pse theu karantinën, por përballë akuzave të opozitës dhe kërkesës për ta shkarkuar, zgjedh drejtorin e policisë.

ME TE LEXUARAT