Mrekulli në Brazil/ Foshnja e infektuar me Covid- 19 fiton betejën me virusin pas 32 ditë në koma

Bota

Një fëmijë 5-muajsh në Brazil pas 32 ditë në gjendje kome pasi ishte i infektuar me koronavirus, ia ka dalë të fitojë luftën me virusin e tmerrshëm.

Vetëm disa muaj pas lindjes, Dom Andrade rezultoi pozitiv me COVID-19, pas një kontrolli rutinë në spitalin “Cardiaco” në Rio de Janiero.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që mjekët menduan se ishte një infeksion bakterial. Por ilaçet që sugjeruan mjekët nuk funksionuan dhe gjendja shëndetësore e vogëlushit u përkeqësua. Më pas unë dhe gruaja vendosëm ta dërgonim në një spital të dytë dhe e testuam. Çfarë drame, ishte koronavirus”- ka thënë babai i Dom-it, Wagner shkruan Daily Mail.

“Jemi duke përjetuar një moment magjik, sepse ndonjëherë kemi menduar se nuk do ta sillnim kurrë në shtëpi. Të dalësh nga spitali me djalin në krahë është një moment i paharrueshëm”, tha nëna e vogëlushit, Viviane.

ME TE LEXUARAT