Meta: Zbatimi i kushteve të BE fillon me konsensusin për 'Zgjedhoren'! KE po pret sinjale pozitive

Politikë
Meta: Zbatimi i kushteve të BE fillon me konsensusin për

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur mesazhet e djeshme nga ndërkombëtarët lidhur me 'Zgjedhoren', duke thënë se arritja e një konsensusi për këtë Reformë është kusht për integrimin e Bashkimin Europian.

Në një mesazh të shkurtër, kreu i shtetit shkruan se Shqipëria duhet t'i japë sinjale pozitive Bashkimit Europian, dhe konsensusi është një prej tyre.

"Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë", shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT