Makina del nga rruga ne Prrenjas, humb jeten 34-vjeçari

Aktualitet

Një 34 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Prrenjas, në fshatin Dritaj.

Shtetasi me iniciale I.D, 34 vjeç ishte duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

34 vjeçari, ka humbur jetën në vendngjarje nderkohe qe grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Librazhd/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT