Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kryeministri i ri i Kosovës: Do t’i dalim zot vendit, do të punojmë edhe me opozitë

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti në prononcimin e parë para medieve pasi u zgjodh u shpreh se “Sot në një seancë të organizuar jashtëzakonisht mirë është votuar qeveria e re, unë jam shumë i kënaqur që përfundimisht pas një punë më shumë se një muaj kemi bërë bashkë një program që i adreson nevojat më emergjente që ka shteti i Kosovës, që është lufta kundër kësaj pandemie”, ka thënë ai.

Hoti tregoi edhe objektivat e qeverisë së tij. “Unë sot kam dhënë zotimet para deputetëve për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona të përditshme dhe për të kthyer e për forcuar miqësitë tona ndërkombëtare jam i vetëdijshëm për sfidat që i kemi, jam i bindur në koalicionin që kemi ndërtuar.

Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”, ka thënë ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet