Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kaos para ndeshjes Bylis-Tirana/ Titullari i shëndetit publik kërkon të mos zhvillohet

Një situatë kaotike është krijuar në Ballsh para takimit Bylis-Tirana që është i vlefshëm për javën e parë të Superligës, për shkak të ndërprerjes nga koronavirusi.  Situata vjen për faktin se ditën e djeshme një futbollist i Bylisit rezultoi pozitiv me koronavirus.

Titullari i shëndetit publik, është paraqitur disa çaste para se të nisë ndeshja në stadiumin e Bylisit dhe ka kërkuar që ndeshja të mos zhvillohet.

Kundër këtij mendimi kanë qenë delegate i ndeshjes, Besnik Çela si dhe drejtuesit e ekipit të Bylisit, duke krijuar në këtë mënyrë një përplasje, që nuk dihet se si do të zgjidhet.

Këta të fundit, kërkojnë që të zbatohet protokolli i miratuar, i cili thotë se në rast se një lojtar del pozitiv duhet të karantinohet vetëm ai, ndërsa titullari kërkon që ndeshja të mos zhvillohet. Ndërkohë, ndeshja është parashikuar të nisë në orën 17:00.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet