Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ja si të shpëtoni nga rënia e flokëve

Rënia e flokëve është një proces shumë normal që prek pothuaj çdo njeri, por nëse vini re se po humbni gjithmonë e më shumë flokë duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur.

Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të tillë si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike.

Një trajtim natyral i cili parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton rritjen e flokëve të rinj është të merrni 10 pika vaj esencial rozmarine ose vaj limoni dhe 2-3 kapsula vitaminë E.

Vaji i rozmarinës është një ndër vajërat bimorë më të mirë që mund të përdorni pasi nxit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, çka ndikon në forcimin e flokëve. Nëse nuk keni mundësi të gjeni vaj rozmarine, mund ta zëvendësoni me vaj limoni , i cili shquhet për vetitë e tij antiseptike dhe ju jep flokëve butësi dhe shkëlqim.

Gjithashtu, vitamina E është e shkëlqyer, pasi parandalon rënien e flokëve dhe i forcon ato.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet