Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ja përse rrëqethemi edhe kur nuk kemi ftohtë

Të gjithëve ju ndodhë të paktën një herë që të rrëqetheni qoftë nga muzika apo nga të ftohtit.
Ëilliam Griffith, profesor dhe drejtues i Departamentit të Neuroshkencës Eksperimentale Terapeutikë në Kolegjin e Mjekësisë në Teksas, tha se rrëqethja e trupit është një përgjigje normale biologjike ndaj emocioneve të fuqishme nga situata dramatike ose stresuese.
Është pjesë e një refleksi adrenalinë. Reagimi i fortë emocional ndaj muzikës ose skenarëve klimatikë gjithashtu mund të shkaktojë këtë lëshim të adrenalinës.
Ky i fundit shtoi se është një përgjigje autonome e sistemit nervor dhe nuk kontrollohet me vetëdije.

Ky sistem, i cili konsiderohet një sistem nervor periferik sepse është jashtë trurit dhe palcës kurrizore, rregullon funksione të tjera të pavullnetshme si rrahjet e zemrës, frymëmarrja dhe tretja.
Sipas “Altternative medicine” Sistemin nervor lidhet me sistemin endokrin që prodhon hormonet përmes gjëndrës së hipofizës në tru. Kjo gjëndër sekreton një substancë të quajtur hormon adrenokortikotrop, ndërsa gjëndrat mbiveshkore, lëshojnë hormonin epinephrine, i njohur edhe si adrenalinë.
Ky “refleks” ndodh në të gjithë trupin për të aktivizuar një nxitje të energjisë duke përgatitur muskujt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet