Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Izraeli peticion/ Ndaloni transmetimin e këngëve të Dua Lipës

Peticioni i nisur nga Izrael bën thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio. Kjo pasi këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim anti-izraelit, ku pretendonte se ushtarët qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera. Mbi 3.000 njerëz kanë nënshkruar deri më tani këtë peticion.

Organizata ‘Im Tirzu’ në një letër drejtuar dy ministrave shkruajti se:

“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj”.

Më konkretisht, këngëtarja me origjinë shqiptare pak ditë më parë shpërndau një postim në Instagram ku shkruante:

“Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet