Isa Mustafa, deputetëve: Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën

Kosovë&Rajon
Isa Mustafa, deputetëve: Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka konsideruar të mërkurën, si ditë të madhe për Kosovën, pas zgjedhjes së Avdullah Hotit si kryeministër i Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka uruar të gjitha partitë e koalicionit dhe partitë tjera që kanë votuar përbërjen e re qeveritare dhe tha se vota e deputetëve do shpëtojë Kosovën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë:

''Një ditë e madhe për Kosovën. Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.

Urime zotni Kryeministër! Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!

Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë! Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.

Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.

Zotni Kryeministër, Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM''

ME TE LEXUARAT