Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘I tha unë s’jam Luli’! Ambasadorja amerikane kundër Çim Pekës: Kjo është e pakuptimtë, ne jemi miq

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ndaj deklaratave të Çlirim Pekës, i cili tha se kishte marrë vesh që kryedemokrati Lulzim Basha kishte debatuar me diplomaten e lartë dhe i kishte ngritur tonet.

Sipas Pekës ai i ka thënë ”unë nuk jam Luli Basha, por zoti Basha, kryetar i opozitës” dhe “nëse vazhdoni lojën me Ramën vazhdoni me të”.

Kjo deklaratë duket se ka shtangur diplomaten Kim e cila ka reaguar në Twitter duke përgënjeshtruar.

Teksa ka shpërndarë linkun e lajmit me titull ” Çim Peka: Lulzim Basha i tregoi vendi Yuri Kim, e mori në telefon duke i ulëritur e i tha “Unë s’jam Luli Basha”, ambasadorja e SHBA shkruan “Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan “Yuri” dhe unë e quaj “Luli”. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet