Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“I keni hapur luftë Allahut”, besimtari i kërkon llogari policisë për arrestimin e babait që nuk lejonte vajzat të shkollohen

Ronald Kryemadhi i cili u arrestua në Kamëz nga policia pas rezistencës me armë ndaj policisë kundër shoqërimit në gjykatë ishte edhe praktikant i besimit islam.

Ndaj tij kishte një proces të hapur për dhunë në familje dhe moslejimin e fëmijëve në shkollë.

Kjo e fundit duket se ka lidhje edhe me besimin fetar, pasi edhe një i njohur i tij, gjithashtu besimtar mysliman, teksa i kërkonte llogari policisë për arre stimin, legjitimonte veprimin e tij për të mbajtur fëmijët larg arsimit.

“Pse e keni arrestuar, flisni. E marr unë dënimin e tij nëse ka fyer dikë, nëse ka sharë e marr unë përgjegjësinë. Allahu ju shkat ërroftë ju dhe ligjet tuaja, jeni duke luftuar kundër Allahut. Kush zemëron një besimtar të Allahut i ka hap luftë Allahut. Hiqni dorë se jeni në luftë me Allahun.

Allahu ka me zbrit dënim dhe ndëshkim për ju. Kanë arrestuar një mysliman të pafajshëm, u dashka me çu fëmijët në shkollë me i zhvesh fëmijët. Unë e njoh, është shumë i qetë. Pendohuni te Allahu para se tu vijë vdekja se nuk ka më shpëtim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet