Hapi zjarr ndaj policisë, efektivët e armatosur dhe me snajpera rrethojnë banesën në Kamëz

Aktualitet
Hapi zjarr ndaj policisë, efektivët e armatosur dhe me snajpera

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në zonën e Kamzës në Tiranë, ndërkohë që policia drejt vendngjarjes pa para mesdites.

Të shtënat janë shënuar në qendër të Kamzës, pranë Bashkisë, ndërsa dyshimet bëjnë me dije se një person ka hapur zjarr ndaj policisë.

Të armatosur dhe me snajpera, policia ka shkuar që të arrestoje shtetasin me iniciale R.K, i cili kërcënon me armë policinë. Policia ka shkuar në vendngjarje që të shoqërojë shtetasin me iniciale R.K, të cilit i ka rrethuar banesën.

Shtetasi me inicialet R.K dyshohet se vuan nga probleme te shendetit mendor dhe ka qëlluar me kallashnikov nga banesa e tij ndërsa ka kërcënuar edhe policinë duke mos pranuar të dorëzohet.

Deklarata e policise:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.

Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

ME TE LEXUARAT