George Floyd/ Zbulohet plani i Trump për protestat

Bota
George Floyd/ Zbulohet plani i Trump për protestat

Presidenti Donald Trump duket se po tërhiqet nga deklaratat e tij, pas kërcënimeve në adresë të shteteve se do të dërgonte ushtrinë për të shuar protestat.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se përgjigja ndaj demonstratave në të gjithë vendin tregon se qeveritë lokale duhet të jenë në gjendje ta rivendosin vetë rendin.

Ndryshimi vjen ndërsa protestat në Uashington dhe qytete të tjera vazhduan relativisht të qeta, një kontrast i dukshëm me përplasjet e ashpra jashtë Shtëpisë së Bardhë natën e së hënës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti synonte ta bënte përdorimin e forcës së ashpër në kryeqytetin Uashington si një shembull për pjesën tjetër të vendit.

Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes ka hartuar plane rezervë për aktivizimin e ushtrisë me detyrë aktive nëse është e nevojshme.

Dokumentet e Pentagonit, tregojnë se si ushtarët e një divizioni të ushtrisë ishin planifikuar për të mbrojtur Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesat e tjera federale nëse situata e sigurisë në kryeqytet do të përkeqësohej dhe Garda Kombëtare nuk do të mund t’i siguronte këto objekte.

Megjithëse masat e përdorura në demonstratat e Uashingtonit , nga disa mbështetës të Presidentit Trump u vlerësua se një pjesë e vogël e republikanëve shprehën shqetësimin se oficerët e zbatimit të ligjit kishte rrezik të shkelnin të drejtat e protestuesve që mbrohen nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës.

Ndërkohë, edhe Sekretari i mbrojtjes u distancua nga vendimi i Presidentit Trump për të ecur nëpër Parkun Lafayette për të bërë një foto përpara një kishe, pasi zona të ishte spastruar nga protestuesit.

Shefi i Pentagonit, Mark Esper, tha se ai nuk e dinte se ku do të shkonte grupi i drejtuar nga presidenti.

Ky i fundit u shpreh se:

“Nuk e dija se ku po shkoja”. Ai tha se priste të shikonte dëmtimet që i ishin bërë një banjoje që ishte vandalizuar në Parkun Lafayette, përballë Shtëpisë së Bardhë dhe të bisedonte me trupat e Gardës Kombëtare të pozicionuara atje.

Në një fjalim të hënën në Kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ai u bëri thirrje zyrtarëve të rrisin praninë e Gardës Kombëtare për të shuar protestat. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, ai do të dërgonte ushtrinë në shtetet e tyre, gjë që është një hap që është ndëamarrë rrallë në historinë moderne amerikane.

Ky i fundit, shtoi se mesazhi i zotit Trump drejtuar guvernatorëve ishte që nëse ata nuk përdorin të gjitha mjetet në arsenalin e tyre, atëherë nuk duhet të presin një përgjigje pozitive ndaj çdo kërkese për fonde për të ndihmuar në pastrimin e pasojave dhe rimëkëmbjen.

ME TE LEXUARAT