Dita e fundit si kryeministër? Albin Kurti bën deklaratën e papritur: Ndjehem shumë mirë se…

Kosovë&Rajon
Dita e fundit si kryeministër? Albin Kurti bën deklaratën e

Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti thotë se po ndjehet shumë mirë.

Në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën, teksa po dilte nga banesa e tij, Kurti tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës”.

Kurti nuk ka treguar nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot, ndërsa ka vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë për mbledhjen – që mund të jetë e fundit – e drejtuar nga ai.

ME TE LEXUARAT