Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Daily Mail” ngatërron Taynën me vajzë tjetër, publikohet lajmi..

Shpesh herë ndodh që edhe mediat e mëdha prestigjoze të bëjnë gabime gjatë shkrimit të një artikulli.
Së fundmi “Daily Mail”, një nga mediat më të njohura prestigjoze, ka bërë konkretisht një shkrim për Tyga që kishte dalë në protestë dhe që shoqërohej nga një vajzë që quhet Tayna.

Daily Mail shkruan se Tyga u shfaq për të mbështetur protestat e vazhdueshme mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna, një influencuese dhe këngëtare që i ngjan ish-it të tij, Kylie Jenner.

E gjithë ngatërresa ka ndodhur për faktin se “Daily Mail” ka postuar fotot e reperes shqiptare Taynës të marra nga Instagrami i saj, duke pretenduar se kjo është vajza që po shoqëron reperin, dhe e cilësojnë si mikeshën e tij.

Ndoshta media prestigjoze është nisur edhe nga fakti që reperi e ndjek Taynën në Instagram dhe vajza që shfaqet nën shoqërinë e tij e ka pikërisht emrin si reperja shqiptare.

Nuk dihet nëse Tayna e ka parë këtë artikull, por nëse e sheh nga një këndvështrim pozitiv, në fakt është gjë shumë e mirë që edhe pse gabimisht, reperja shqiptare ka përfunduar në faqen e medias prestigjoze.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet