Covid 19/ Rritet numri i viktimave në Itali, por 11 rajone të tjerë pa asnjë viktim

Bota
Covid 19/ Rritet numri i viktimave në Itali, por 11 rajone të

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë 71 persona duke shkuar numrin total në 33.601.

Të infektuarit e rinj janë 321 duke e çuar numrin rasteve pozitive në vend 33.922 persona.

Pacientët e shtruar janë 5.742, nga të cilët 353 në terapi intensive.

Ndërkohë, Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 të vdekur, numër më i lartë se dje kur ishin 12.

Gjithashtu, numri i të infektuarve është rritur në 24 orët e fundit dhe janë 237 raste positive, 50 më shumë se një ditë më parë ku ishin 187.

Lajmi i mirë është se në 11 rajone të vendit nuk ka pasur asnjë viktimë në ditën e fundit.

ME TE LEXUARAT