Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covid 19/ Lehtësohen masat e izolimit, rritet numri i viktimave në Francë dhe Gjermani

Bilanci i përditshëm i viktimave të koronavirusit në Francë është ngritur sërish në mbi 100 për të parën herë në 13 ditë.

Autoritetet kanë deklaruar se viktimat e 24 orëve të fundit ishin 107, në një total prej 28.940, shifra e pestë më e lartë në të gjithë botën.

Si edhe pjesa më e madhe e Europës, Franca është në procesin e zbutjes së kufizimeve dhe rikthimit të jetës normale pa kufizime.

Ndërkohë, Ministri francez i financave i tha gazetarëve se ekonomia e vendit do të kontraktohet me 11% këtë vit, i cili është një parashikim më i keq se vlerësimi i mëparshëm prej 8 % .Nëse kjo ndodh, recesioni do të ishte më i rëndi që nga lufta e dytë botërore.

Në anën tjetër, në kryeqytetin gjerman, shkalla e riprodhimit të virusit, sipas autoriteteve ka rënë në 1.95, çka do të thotë se një person i infektuar, në Berlin, ia kalon virusin afërsisht dy të tjerëve.
Gjithashtu, Zyrtarët e shëndetësisë thanë se kjo tregon një përmbysje të trendit. Edhe pse Gjermania regjistron mbi 7000 raste aktive të koronavirusit.

Gjermania po del ngadalë nga izolimi, por kjo po shoqërohet me raste të reja të koronavirusit dhe shqetësime të shtuara.

Disa mbledhje familjesh të zgjeruara në qytetin e Gotingenit, në veri perëndim të vendit, dy fundjava më parë, kanë rezultuar në një rritje lokale të rasteve, çka sipas autoriteteve nxjerr në pah nevojën për respektimin e rregullave të distancimit social.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet