Covid 19/ Anthony Fauci: Në SHBA priten gati 200 milionë vaksina në fund të vitit

Bota
Covid 19/ Anthony Fauci: Në SHBA priten gati 200 milionë vaksina

Parashikimi i emidemilogut të task forcës së Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, është se rreth 200 milionë doza vaksina kundër covid 19, priten të jenë në dispozicion të amerikanëve në fillim të vitit 2021.

Sipas Faucit mbi 100 milionë doza mund të jenë gati në fund të vitit, dhe vaksina e parë, e bërë nga ‘Moderna’ në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, duhet të hyjë në fazën 3, që do të thotë në fazën e fundit të eksperimentit, nga mesi i verës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë që SHBA është shteti më i prekur në botë nga koronavirusi, ku deri tani ka 1.835.681 të infektuar nga të cilët 106.312 kanë humbur jetën.

 

ME TE LEXUARAT