Covid 19/ 19 raste të reja në Kosovë, në çdo komunë
Lajmifundit
/
3 Qershor 2020, 18:00
Kosovë&Rajon

Ditën e sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka kryer 253 teste.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës rastet positive janë raste kontakti nga komuna e Vushtrisë, të cilat janë 14. Sipas vendbanimit, 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik.
Ndërkohë, Komuna e Fushë Kosovës ka 1 rast në Miradin e poshtme, Komuna e Obiliqit 1 rast në Milloshevë, komuna e Podujevës 1 rast në Bellopojë, komuna e Kamenicës 1 rast në Rogoçicë dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë, thuhet në njoftimin e ISHP-së së Kosovës.