Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Caktohet raportues i PE-së për marrëdhëniet me SHBA, Picula: Duhet shfaqur një kujdes i veçantë

Eurodeputeti kroat Tonino Picula është caktuar raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai thotë se raportet me Uashingtonin karakterizohen nga luhatje serioze dhe si të tilla kërkojnë një vëmendje të posaçme.
Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se 59-vjeçari socialdemokrat nga Kroacia, në emër të Parlamentit të Evropës, do të mbulojë të gjitha temat e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporte këto ekonomike, politike dhe të sigurisë që janë në periudhën më të pasigurt të historisë 60-vjeçare të unionit.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një ndër temat më të rëndësishme evropiane të këtij mandati. Duke parë momentin aktual, valën e protestave të arsyeshme kundër dhunës raciste që nga java e kaluar kanë vërshuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brutalitetin e policisë ndaj protestuesve dhe medias, që dëshmon për rrezikimin e standardeve demokratike, këto janë dëshmi se në marrëdhëniet me këtë vend duhet shfaqur një kujdes të veçantë, veçanërisht kur edhe vetë Bashkimi Evropian po zhvillon një luftë me forcat antidemokratike në disa prej vendeve të veta anëtare”, thuhet në deklaratën e eurodeputetit Tonino Picula menjëherë pas marrjes së mandatit të raportuesit të përhershëm të Parlamentit Evropian për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet