Basha e Kryemadhi konsulta të gjata me Bylykbashin e Vasilin për 'Zgjedhoren', lënë në pritje ambasadorët
Lajmifundit
/
3 Qershor 2020, 21:45
Politikë

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili vijojnë ende mbledhjen në selinë blu me Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin.
Mbledhja ka nisur që në orën 19:00 dhe vijon prej më shumë se dy orësh, ndërsa konsultat e gjatë mes tyre për reformën zgjedhore kanë lënë në pritje ambasadorët.
Rinisja e takimit në rezidencën amerikane mes palëve politike dhe 3 ambasadorëve, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman ishte parashikuar të fillonte në orën 20:30, por të vetmit që kanë mbërritur janë Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri.