Aspak miq në Berlin/ Grenell i lë lamtumirën Gjermanisë si ambasador i SHBA-së

Bota
Aspak miq në Berlin/ Grenell i lë lamtumirën Gjermanisë si

Pas dy vjetësh në detyrë Richard Grenell u tërhoq nga posti i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani. Për një hap të tillë kishte kohë që spekulohej.

Postin e ambsadorit të SHBA-së në Gjermani, përkohësisht e ka marrë tani zëvendësambasadorja Robin Quinville,njoftoi një zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Berlin. Tërheqjen e tij nga misioni diplomatik Grenell e deklaroi zyrtarisht një ditë më parë gjatë një vizite tek presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Javën e kaluar diplomati 53 vjeçar u tërhoq nga detyra si drejtor ekzekutiv për koordinimin e shërbimeve sekrete të SHBA-së, pasi senati konfirmoi në këtë post, John Ratcliffe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eshtë e paqartë se me çfarë do të merret tani Grenell. Sikurse bëhet fjalë ai me gjasë mund të angazhohet për fushatën elektorale të presidentit Trump. Grenell konsiderohet si jashtëzakonisht besnik i presidentit Trump dhe krenohet vazhdimisht për lidhjen e mirë që ka me Shtëpinë e Bardhë.

Aspak miq në Berlinin politik

Kontakti i tij më i mirë në radhët e qeverisë gjermane ka qenë me ministrin e Shëndetësisë, kristian-demokratin Jens Spahn. Në Ministrinë e Jashtme si dhe në zyrën e kancelares nuk pritej mirë mënyra si ai e drejtonte postin e ambasadorit të SHBA-së. Madje nga radhët e opozitës ka pasur herë herë kërkesa për ta shpallur atë si “person të padëshiruar” në Gjermani.

Ambasadori amerikan, Grenell kërcënoi hapur firmat gjermane me sanksione, nëse vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin. Buxhetin ushtarak gjerman, Grenell e vlerësonte si shumë të vogël dhe kërcënonte me largimin e ushtarëve amerikanë nga Republika Federale. Po ashtu ai shprehej hapur kundër gazsjellësit të Balltikut Nord Stream 2.

Grenell është i ngarkuar nga administrata e presidentit Trump edhe si ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.

ME TE LEXUARAT