Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aleanca për Teatrin çon peticionin në Fier, firmosin qytetarët dhe aktivistët e PD e LSI

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur ditën e sotme në Fier për të firmosur peticionin, që e ka çuar deri më tani në disa qytetet, ku kërkohet ndërtimi i teatrit kombëtar ashtu siç ishte aty ku ishte.

Mbledhja e firmave të peticionit është bërë para teatrit Bylis të Fierit, ku kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë firmosur.

Si në çdo qytet tjetër edhe në Fier kanë qenë prezentë në firmosjen e peticionit të dy vëllezërit Budina dhe aktori Neritan Licaj.

Përveç qytetarëve ka pasur edhe aktivistë e anëtarë partie të PD e LSI.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. Cfare pritet me? says

    C,PRISNI,C,FARE KA MBETUR ?
    KU JEPOPULLI IM EDHE SA?

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet