Aksident në Tiranë/ Makina përplas 22-vjecarin me bicikletë, dërgohet me urgjencë në spital
Policia informon se një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Tiranë.
Një makinë e drejtuar nga shtetasi B.B ka përplasur biciklistin me inicialet B.R 22 vjec. Ky i fundit është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:34, në rrugën e “Elbasanit”, në kryqëzim me rrugën “Qamil Guranjaku”, mjeti me drejtues shtetasin B.B., ka përplasur biçiklistin B.R., 22 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.