Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Yuri Kim lëvizje të papritur pas takimit me Keshillin Politik, therret mediat per deklarate

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një lëvizje të papritur nga rezidenca e Ambasades amerikane ne Tirane. Pas takimit me përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës të Këshillit Politik, diplomatja ka thirrur mediat në vend për të zhvilluar një konferencë për shtyp.

Ende nuk dihet se çfarë mesazhi do të përçojë Kim nga zyra e Ambasadës në vend, teksa ky veprim vjen dy ditë pas dështimit të marrrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Ne takim kane marre pjese Damian Gjiknuri nga PS, Oerd Bylykbashi nga PD, Petrit Vasili nga LSI dhe Rudina Hajdari nga opozita parlamentare.

Pas disa muajsh mbledhjesh dhe diskutimesh Këshillit Politik i Reformës Zgjedhore dështoi, pasi më 31 maj, ditë e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj Reforme, palët nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare.

Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe mazhoranca shkëmbyen akuza me njëra tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë për dështimin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet