Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Theu deren e policise dhe doli me arme ne dore”, zbulohet shkaku i aktit te 34-vjecarit ne Elbasan

Dera kryesore e oborrit te policise se Elbasanit eshte shkaterruar nga veprimi i nje te riu 34 vjecar qe e shpertheu ate me makine dhe qe me pas, doli me nje arme ne dore. Policia ne njoftimin zyrtar ne lidhje me incidentin thote se autori i ngjarjes, ka qene ne gjendje te renduar psikologjike.

Elbasan/ Informacion paraprak:
Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet