Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Sulm vdekjeprurës në një xhami në Kabul, vdesin 2 persona, mes tyre imami

Një sulm vdekjeprurës në një xhami në Kabul i mori jetën dy personave. Mësohet se një bombë shpërtheu në një xhami në Kabul të Afganistanit.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan, Tariq Arian, tha se bomba ka pasur në shënjestër xhaminë Akber Khan, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për lutjet e mbrëmjes.

Arian tha se imami i xhamisë, Muhamed Ayaz Niazi, është një nga dy personat e vrarë në sulm.

Talibanët e dënuan vrasjen e imamit. Së paku dy persona të tjerë u plagosën në sulm. Në lagjen Vazir Akbar Khan në Kabul ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare. Sulmi vjen një ditë pasi së paku shtatë civilë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në veri të Afganistanit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet