Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Sistemi zgjedhor, KQZ nuk merr vendim për referendumin, grupi nismëtar: Nuk dorëzohemi

Grupi nismëtar i referendumit për ndryshimin e sistemit zgjedhor shpreh zhgënjimin për KQZ-në që sot nuk mori një vendim për kërkesën e tyre për referendum. KQZ nuk mori vendim pasi nuk kishte kuorumin e duhur të vendimmarrjes. Megjithatë, nismëtarët e kësaj kërkese pohojnë se nuk do të ndalen këtu.

“Sot, në datë 2 Qershor ora 10.00 nga KQZ u shqyrtua kërkesa e një grup qytetarësh per të mundësuar një Referendum Kombëtar për ndryshimin e Sistemit aktual zgjedhor. Eshtë e treta e herë që ne paraqitemi përpara KQZ. Sërish sot KQZ nuk mori dot Vendim pasi nuk kishte kuorumin e duhur të vendimarjes, duke nxjerrë në pah problemet e rënda që kane kapur edhe këtë Institucion.

Ky Vendim pa vendim as nuk mund të ankimohet pasi edhe Kolegji Zgjedhor si dhe Gjykata Kushtetuese nuk funksionojnë. Pretendimi i një prej anëtarve të KQZ se afatet e plotësimit të procedurave kanë mbaruar në 15 Mars (përgjatë pandemisë) ishte jo i vërtetë dhe i motivuar politikisht si e gjithë qasja e pjesës më të madhe të anëtarve qe kanë mbetur në KQZ.

Ne sërish do ushtrojmë të drejtën tonë referendarë qoftë dhe për të mundësuar aprovimin e Ligjit për Referendumet, pikërisht për ti kthyer shqiptarëve të drejtën më elementare atë të ushtrimit të sovranitetit kombëtar që ja u garanton Kushtetuta” thuhet në deklaratë.

Çështja ka mbetur pezull për shkak të mungesës së kuorumit, por në mbledhjen e KQZ ky nuk ishte problemi i vetëm. Grupi i përfaqësuesve të shoqërisë civile dërgoi në KQZ një kërkesë për mbajtjen e referendumit, me pyetjen konkrete “A janë dakord apo jo shqiptarët që të ndryshojë sistemi zgjedhor?”

KQZ e konsideroi të paplotë këtë pyetje, pasi nuk përmbushte kriteret ligjore dhe nuk duhej formuluar kështu. Sipas KQZ-së procedurat për këtë nismë duhet të ishin kryer deri më 15 mars, por nismëtarët reaguan duke deklaruar se për shkak të pandemisë e kishin shtyrë kërkesën për në qershor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet