Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Plas sherri në Sauk, plagosen me sende të forta dy vëllezërit binjakë

Një sherr me sende të forta mes 4 personave ka ndodhur ditën e sotme në Sauk të Vjetër, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezër binjakë, E.S dhe I.S, 32 vjeç.
Dy personat e tjerë të përfshirë në sherr janë larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit jane dëmtuar me sende te forta dy vëllezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Me ardhjen e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet