Sherr në Tiranë, plagosen me sende të forta dy vëllezër binjakë, largohen dy autorët e tjerë

Aktualitet
Sherr në Tiranë, plagosen me sende të forta dy vëllezër

Një përleshje me mjete të ftohta ka ndodhur mes disa të rinjve në Tiranë, ku dy persona janë plágosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut të Vjetër, ku janë kònfliktuar me sende te forta, dy vëllezër me dy persona te tjerë, për motive të dobëta, teksa kanë qenë duke qarkulluar me makinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë janë dëmtuar me sende të forta I.S dhe E.S, binjakë 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Ndërkohë autorët janë larguar nga vendngjarja dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë për ngjarjen në fjalë.

ME TE LEXUARAT