Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shëngjin/ Politikanët vijnë veç për vota, rruga në lagjen e Portit në mëshirë të fatit

Një nga panoramat më të bukura në bregdetin e Shëngjinit është ajo që shihet nga lagjja Portit, por rruga për të shkuar deri aty është një “stres më vete”.

Në këtë zonë jetojnë mbi një mijë banorë, ndërsa ky numër dhjëtfishohet gjatë verës nga turistët.
Sa herë që ka zgjedhje, kandidatët vijnë me premtime që kjo rrugë do bëhet shumë shpejt, dhe deri më sot askush nuk ka venë dorë.
Turistët që zgjedhin të vijnë këtu, kthehen menjëherë si shkak i kësaj rruge që është afërsisht 1.5 km, ndërkohë që demi ekonomik që shkaktohet për bizneset dhe banorët e zonës është shumë i madh.

Banorët tregojë që këtë rrugë e mirëmbajnë me forcat e tyre, por duke qënë një zonë malore e kanë të pa mundur pasi shirat e zhveshin këtë rrugë duke e bërë të pakalueshme.
Banorët e rendisin rrugën të parën në listën e problemeve e pas saj vijnë nderprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e ujit të pijshëm.

Ata thonë se në këtë zonë mund të gjesh gjithçka, përveç infrastrukturës rrugore dhe ujit të pijshëm.
Edhe pse dihet që është një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit të Shëngjinit nga ana e pushtetit lokal nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e infrastrukturës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet