Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

ReformaZgjedhore/ Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë takohen me 4 anëtarët e Këshillit Politik

Përpjekjet për konsensusin në lidhje me Reformën Zgjedhore kanë rifilluar.
Gjë që vjen pas dështimit të Këshillit Politik në arritjen e një marrëveshjeje midis palëve për Reformën Zgjedhore.
Palët shkelën afatin e 31 majit teksa sot pas dy ditësh Yuri Kim, amabasadorja e SHBA, Soreca, ambasadori i BE dhe ai britanik Duncan Norman, kanë nisur një takim me 4 anëtarët e Këshillit Politik.
Ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, i kujtoi mazhorancës dhe opozitës premtimin që do arrinin në konsesus dhe datën që ata kishin vënë më herët, 31 majin.

Lidhur me këtë çështje, Kim ishte në takim me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, teksa pritet të shihet se çfarë ndikimi do të kenë këto takime tek ecuria e konsensusit në Këshillin Politik.
Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik një përfaqësues i SHBA u përpoq të bindte palët por pa sukses kurse tani duket se këto tentativa po vijojnë po nga ndërkombëtarët dhe nga “treshja” Kim, Soreca, Norman, që dje ishin në zyrën e Lulzim Bashës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet